Kreu i FRPD: Banorët po nxirren nga shtëpitë në mënyrë abuzive

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas protestës së banorëve të Unazës së Re që kërkojnë dëmshpërblim pasi do t’u prishen shtëpitë, të cilat preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Në një status në “Facebook”, Këlliçi shkruan se banorët po nxirren nga shtëpitë në mënyrë abuzive pasi nuk janë njoftuar dhe nuk kanë marrë dëmshpërblim.

“Vijon protesta e banorëve të Unazës së Re të cilët po nxirren nga shtëpitë e tyre në mënyrë abuzive, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë dëmshpërblim për pronat e tyre që i kanë ndërtuar me kursimet e jetës”, shkruan Këlliçi.

Kellici

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *