Korçë/ Në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin tragjik ku vdiqën babë e bijë

Policia e Korçës ka bërë arrestimin e dy personave, të cilët shkaktuan aksidentin tragjik në Korçë, ku babë e bij 33 dhe 6 vjeç humbën jetën.

Në pranga u vunë Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Kupe ka qenë edhe kryetari i Komunës së Libonikut.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar”, thotë policia e Korcës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *