Kastro Zizo, detoksikohet dhe vendos të kandidojë për kryetar bashkie të…

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani e ka pyetur Kastro Zizon lidhur me një status që ai kishte bërë në rrjete sociale se do të bëhej një kryetar bashkie.

Kur thua që do kandidosh për kryetar, për kë bashki e ke fjalën?”, e ka pyetur Çani këngëtarin.

“Nuk po flas për në bashkinë e Tiranës, por e kam fjalën që mund të kandidoj për Përmetin. Të gjithë e dinë që unë jam me prirje të majta dhe mund ta shikoj që të kandidoj si kryetar bashkie atje për LSI.

Por nuk mund të flas ende pa folur me zonjën Kryemadhi apo me kryesinë e kësaj partie”, është shprehur Kastro, duke e bërë të qartë se ka ndërmend të kandidojë për kryetar të bashkisë në Përmet.

Në vijim Ziso ka treguar se ka qenë një javë në spital dhe më pas ka vijuar në shtëpi një kurë detoskikimi për të larguar nga trupi gjurmët e alkolit dhe nxitësve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *