“Kam abortuar”, Michele Obama rrëfen për herë të parë të shkuarën e saj

Malia e Sasha Obama kanë ardhur në jetë përmes fekondimit  invitro. Ka qenë vetë nëna e tyre, Michele Obama dhe ish-zonja e parë amerikane përmes një intervistë të dhënë për ABC që  ka zbuluar edhe një abort spontan 20 vite më parë, kur ndihej “e humbur dhe e vetëm”. Një ngjarje që e detyroi t’i nënshtrohej fekondimit in vitro për të sjellë në jetë dy vajzat e saj.  Në librin e saj të kujtimeve “Becoming” e cila del të martën, ish-Zonja e Parë ka kritikuar presidentin për sjelljen e tij ndaj grave.

Ajo nuk ka hezituar edhe të kritikojë sulmet për regjistrimin e “Access Hollywood” në 2005, publikuar pak para zgjedhjeve të 2016-ës, në të cilën Trump lëshonte komente vulgare për femrat. Komentet e lëna në regjistrim, kërkojnë të thonë “ mund të të bëj keq dhe mund të dal i larë”, shkruan Michele teksa komenton sjelljen  e Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *