Godina e krisur dhe e çarë, deputeti: Shkolla e mesme rrezikon jetët e nxënësve

Shkolla e mesme në Qukës rrezikon të shembet e si pasojë rrezikon dhe jetën e nxënësve. Është deputeti demokrat Luçiano Boçi ai i cili ka publikuar disa foto në Facebook të mureve të shkollës, e cila shihet se është në gjendje shumë të mjerueshme.

“SHKOLLA E RREZIKUAR
Shkolla e mesme e bashkuar në Qukës, Librazhd rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.
Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.
Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar.
Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa.
Para një viti doli nga funksioni dhe godina ngjitur e po kësaj shkolle.
Tani 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor.
Ministria rri e vëzhgon, duke ia lënë topin në derë vetëm pushtetit lokal”, 
shkruan në Facebook Boçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *