FOTO/ Ky mashkull ka tri gra por mënyra si i ndëshkon ato, do t’ju lerë me gojë hapur…!

Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të, por plani është të ketë gjithsej 50 fëmijë. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.

Ai quhet Ivan Sukhov, 34 vjeç, dhe jeton bashkë me gratë e tij në Vladimir të Rusisë. Ligji rus nuk e lejon martesën me më shumë se një partner, ndaj dy prej grave i qëndrojnë të martuara me mirëkuptim të ndërsjellë.

Para se të bëhej poligam, Ivani jetoi për 11 vjet vetëm me Natalian, gruan e parë. Pastaj nisi të ketë dëshirën që të jetë kreu i një familjeje shumë të madhe, me më shumë gra e me sa  më shumë fëmijë.

Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë në fillim. Por duke parë që i shoqi këmbëngulte të kishte shumë fëmijë, nisi të ndryshojë mendje.

Familja jeton në një apartament 2+1, por Ivani do ta shesë e do të blejë një shtëpi private. Ai ka dhomën e tij, dhe çdo natë fton njërën prej grave për të fjetur me të.

Sipas grave, Ivani tregohet i drejtë dhe i fton të gjitha me radhë. Megjithatë, nëse ndonjëra e bezdis duke i hapur probleme, ai e ndëshkon duke mos e ftuar për një muaj.

Kohët e fundit Ivani mori dhe gruan e tretë, Madinën. Madina është Myslimane, por Ivani vetë është ortodoks.

Madina tregon se e kishte parë në televizor dhe kishte rënë në dashuri me të. Ajo kishte vendosur të bëhej gruaja e tij me çdo kusht.

Gjashtë nga fëmijët janë të Natalias, dhe tre të tjerë i ka me gruan e dytë, Anën, e cila është sërish shtatzënë me fëmijën e 10-të.

Gratë thonë se shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Secila nga gratë, ashtu si dhe Ivani, janë të punësuar. Në shtëpi futen katër rroga, ndaj fëmijëve s’u mungon gjë.

Ai është gati të ftojë dhe gra të tjera në martesë. Por kërkesa është: “Më pëlqejnë të gjata, të dobëta e të dashura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *