FOTO/ Krenar dhe i lumtur Eraldo Rexho, përfundon projektin ‘Në vend të Adelës’

Më 29 tetor të vitit të kaluar ish-konkurenjta e ‘Big Brother’ dhe moderatorja shumë e njohur Adelajda Xhamani humbi jetën në mënyrë tragjike.

Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik  dhe të shumtë ishin personazhe që shprehen ngushëllime të sinqerta për të.

Adela u cilësua si një vajzë e guximshme e cila fitoi lirinë e munguar në qytetin e saj dhe nisi të përballej e vetmë në një qytet të madh.

Miku i saj i ngushtë Eraldo Rexho ka përfunduar projektin që e nisën së bashku me Adele.

Ditën e sotme ai do të mbledhë personazhe të njohura të cilët do të performojnë dhe të ardhurat do tëshkojnë për bursë të plotë për një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike.

Në postimin e tij në Instagram Eraldo shprehet i lumtur dhe krenar duke prezantuar listën e artistëve sipas rendit alfabetik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *