Një lajm i papritur tronditi të gjithë dashamirësit e humorit shqiptar, pasi një prej aktorëve legjendarë të humorit shkodran, Besnik Çinari, pësoi një atak kardiak dhe përfundoi me urgjencë në spital.
Por kur kanë kaluar tre ditë nga momenti i shtrimit në spital, duket se gjendja e aktorit është e mire dhe tashmë e ka hedhur pas krahëve rrezikun.
Lajmi i mirë është bërë i ditur sot nga një tjetër aktor i njohur shkodran, Edmond Halili. Gjatë paradites Mondi i i ka shkuar për vizitë në spital dhe me këtë rast ka shkrepur edhe një fotografi me Besnik Çinarin, të cilën më pas e ka publikuar në profilin personal të tij në rrjetet sociale.
“Besniku eshte shume mire me shendet……”, shkruan Edmond Halili përbri fotografisë, ku besniku duket se është ngritur nga shtrati. Por rehabilitimi i tij vazhdon ende në spital, nën kontrollin e mjekëve.