Ekzekutimi i Edison Harizaj dhe Genti Cacës/ Porosia dyshohet se vinte nga Belgjika

Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi mafioz në Durrës i Edison Harizajt dhe mikut të tij Genti Caca, ende nuk ka asnjë të dyshuar kryesor për ngjarjen, ndërsa hetimet e policisë lidhen me dy pista, ajo e hakmarrjes dhe e larjeve të hesapeve. Dyshimet janë se në vrasje kanë marrë pjesë dy mjete dhe 5 persona, ndërsa mbi audin ku udhëtonin dy viktimat është qëlluar rreth 30 herë, me breshëri kallashnikovi.

Harizaj njiher ndyshe si ‘’Il Padrino” apo ”Edi Faqedjeguri” dhe mik i Emiljano Shullazit. Ka dyshime të forta se eliminimi ka ardhur pikërisht për shkak të implikimit të tij në krime të rënda, të ideuara dhe urdhëruara prej Emiljano Shullazit.

Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi emri i Harizajt doli në skenë nga një i penduar i vetëdorëzuar në Policinë e Fierit, i cili deklaronte se Albano Xhaferri, i kthyer nga Belgjika, ishte vrarë në Vlorë me porosi të Edison Harizajt. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se plani për ekzekutimin e 39-vjeçarit kishte nisur kohë më parë, por ishte dekonspiruar.

Për këtë shkak, Harizaj mori masa duke hequr qafe Albano Xhaferrin, i cili sipas të dhënave ishte pajtuar që në Belgjikë që të kthehej në Vlorë për ta mbajtur Harizajn nën vëzhgim, nga persona që ende nuk dihen nga ana e policisë shqiptare.

“Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferri ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat. Për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij, Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë, u zbulua prej Harizajt. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë”, thuhet nga grupi i hetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *