Dialogu me Serbinë/ Kosova: Nuk vazhdon nëse nuk liberalizohen vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, raportohet se kanë përmendur mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë nëse Këshilli i Ministrave të BE-së në muajin dhjetor nuk e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas “Epoka e Re”, ata e kanë vlerësuar të arsyeshëm ndërlidhjen e këtyre dy proceseve në qoftë se BE-ja nuk e mban pretimin e dhënë për vizat.

“Nuk është e drejtë që Kosovës t’i bëhet presion për dialog duke ua mohuar qytetarëve të saj të drejtën për të lëvizur pa viza në Zonën Shengen”, raportohet të jenë shprehur zyrtarët e lartë kosovarë.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kushtëzuar dialogun me Prishtinën. Pas takimit që zhvilloi me homologun Hashim Thaçi në Bruksel, Vuçiç tha se dialogu nuk do të vijojë nëse Kosova nuk tërheq taksën prej 10% për produktet serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *