Çifti ‘Gashi-Gina’ fitoi gjyqin me Arta Markun, flet avokati: Pezullimi erdhi kur filluan të dalin emra politikanësh

Pas shfuqizimit nga Gjakata e Apelit, të pezullimit nga detyra të dy prokurorëve, përkatësisht Rovena Gashit dhe Dritan Ginës, ka reaguar edhe juristi i njohur, njëherësh avokati i prokurorëve, Çlirim Gjata.

Gjatë një lidhje për “Fax News” Gjata u shpreh se sot Apeli vendosi se pezullimi nga detyra ishte i paligjshëm. Sipas tij, pezullimi i Rovena Gashit, e cila ka qenë drejtore e dekriminalizimit, erdhi në një kohë kur filluan të dilnin emra politikanësh.

Më tej Gjata u shpreh se ndaj dy prokuorëve pasi një valë persekutimesh, ndërsa tha se më në fund doli një gjykatë që ndali revanshin e Kryeprokurores.

Teksa u ndal tek procesi i vetingut, Gjat tha se ai u zhvillua gjatë kohës që prokurorët ishin në hetim, në mënyrë që të ndikohej në rezultatin e tij.

Pas shfuqizimit të pezullimit nga detyra, tashmë sipas Gjatës, Dritan Gina mund të kthehet menjeëherë atje ku ka qenë, ndërsa për prokuroren Rovena Gashi pritet edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *