Basha: T’i japim fund izolimit të Shqipërisë nga investimet e mëdha perëndimore

Kreu i opozitës tha gjatë tryezës ekonomike të realizuar nga PD, në bashkëpunim me CDU se PD është e gatshme që, në një moment të tillë krize kaq të madhe, t’u japë shqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje.

Basha vuri në dukje se Shqipërisë I duhet një përmbysje totale e gjendjes në vend, në mënyrë që Gjermania të investojë këtu dhe të hapë vende punë.

“Së pari duhet të garantojmë shtetin e së drejtës.

Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen njësoj dhe lidhja me krimin ka shkatërruar dhe kapur institucionet kryesore të vendit.

Rikthimi i vendit nën  sudmit e ligjit do të thotë bërja sa më shptej funksionale e Gjykatës Kushteteuse, do të thotë një drejtësi penale dhe civile funksionale, që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, garanton të drejtat e liritë e qyterarëve, duke përfshirë të drejtat e pronës së tyre dhe të bizneseve.” – u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *