Basha me banorët e Unazës së Re, thirrje për bashkim: Protestë, mos u dorëzoni

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u eshte drejtuar me thirrje shqiptareve te mbeshtesin me prani dhe proteste te drejten e familjareve qe po u shemben padrejetsisht shtepite. 

“Ajo që kam dëgjuar brenda është tronditëse. Ka një detaj, nuk ka asnjë ligj për shembjen e shtëpive, u kanë cuar lajmërim dhe u kanë vënë kryqe te dera, nuk ka asnjë ligj, akt, që tu jetë dhënë familjeve, ti jetë dhënë kohë, ti paguhen paratë e shpronësimit dhe tu jepet kohë për të gjetur një banesë, në më pak se 48 orë u thonë ikni se do tu prishim shtëpitë. Rama dhe Veliaj ka një projekt me një grup bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës dhe duan të ndërtojnë shumëkatëshe dhe shembin shtëpitë e mbi 300 familjeve, pa u dhënë asnjë lek dëmshpërblim”- tha Basha, pas takimit.

eklarata u be pas takimit me banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë, të cilët prej disa ditësh kanë bllokuar rrugën në mënyrë simbolike, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Banorët e Unazës së Re kanë ftuar kreun e opozitës në takim dhe i kanë shprehur shqetësim për vlerën që i është ofruar nga qeveria, për t’u shpronësuar.

Gjatë takimit,  banorët kanë kërkuar që qeveria t’i dëmshpërblejë ata me vlerën e plotë të banesave të tyre.

Prej disa ditësh banorët kanë dalë në protestë dhe kanë akuzuar qeverinë se po bën prishje selektive të banesave, ndërkohë që kanë kundërshtuar dhe vlerën e vendosur për shpronësimin e tyre.

Basha-banoret-unaza-re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *