3 shtyllat kryesore të planit ekonomik të PD

Në takimin e punës me dr. Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të politikave ekonomike të Gjermanisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se për Partinë Demokratike është shumë i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit me CDU për të konkretizuar planin ekonomik, i cili është i qartë dhe i thjeshtë për t’u zbatuar.

Basha ka prezantuar edhe 3 pikat kryesore te programit ekonomik te PD.

Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %

Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.

Sigurimi i konkurrencës së lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klientelsite dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 për qind. 

Basha tha se PD do t’ua heqë këtë peshë shqiptarëve, do të çlirojë energjinë e kyçur të rinisë nëpërmjet takave të ulëta, displinës buxhetore, prioriteteve të qarta të investimeve publike, investimeve të kapitalit gjerman.

Kreu i PD ka një mesazh të veçantë për shqiptarët, të cilët ndjekin çdo ditë nga selia e PD betejën e opozitës kunder krimit të lidhur me pushtetin.

‘Dua t’u rikonfirmoj sot qytetarëve që, ndonëse beteja e përditshme me të keqen na e pamundëson ta themi këtë përditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin tonë të së nesërmes, të një Shqipërie të zhvilluar, me mundëis për një jetë më të mirë për rininë dhe për të gjithë shqiptarët dhe se këtu mbështetemi fuqimisht në ekspertizën e miqve tanë të çmuar kristian demokratë.’- u shpreh Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *