Emri më i ri që po shfaqet në shumë telenovela turke është aktori Can Yaman.
Ai ka lindur në Stamboll, por origjinën e ka nga Kosova. Pati shumë spekulime se ka nisur një lidhje dashurie me Demet Ozdemir, vajzën që po xhiron filmin “Erkenci Kus”, por dolën të gabuara.
E dashura e shqiptarit që po çmend Turqinë është Elif Tutarkaban. Pasi përfundoi Universitetin e Administrimit të Biznesit, ajo filloi të punonte në bankë. Njohja e saj me Can është realizuar falë aksesorëve. Që prej vitit 2016, Elif ka stiluar aksesorë të ndryshëm, të cilat Can i ka përdorur për rolin e tij në filma.