U ankuan qytetarët, policia kontrolle për alkool shoferëve të autobusëve (VIDEO)

Policia rrugore në kryeqytet ka zhvilluar kontrolle tek shoferët e linjave të urbanëve.

Në njoftmin e policisë thuhet se kjo masë erdhi si pasojë e ankesave të shumta të qytetarëve se shoferët përdorin alkol dhe bëjnë manovra të rrezikshme në rruge me mjetet që drejtojnë.

Ja njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Polcia e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *