“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.
Kacifas mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat.
I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë.
Rreth orës 13:00, kortezhi me trupin e pajetë të Kaçifës është përcjellë për në banesën e fundit.