Rriten tensionet në Policinë e Gjirokastrës pas ndalimit të shtetasve grekë

Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar ekstremistin e njohur grek Babis Karathanos dhe Anestis Kacis pasi akuzohen si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë, si dhe ka shoqëruar disa persona të tjerë, të afërm të të shoqëruarve kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Burime bëjnë të ditur për Faxweb.al, se pas mbërritjes së tyre në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës janë rritur tensionet.

Ndërkohë pak më parë në Policinë e Gjirokastrës ka mbërritur edhe kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Kujtojmë se i ndaluari Babis Karathanos ka hyrë ilegalisht në vendin tonë ditën e djeshme.

Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku shumë shtetas grek, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi.

Ndërkohë burime nga policia, bëjnë me dije se nuk janë lejuar të futen 46 persona mes të cilëve ishin 44 huliganë, ndërsa janë proceduar për tubim të paligjshëm 2 persona.

Të ndaluarit mbanin me vete bluza, pankarta dhe flamuj të ndryshëm, si të Vorio-Epirit, simbole naziste e shprehje me urrejtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *