Prej disa ditësh mediat kanë shkruar se Rezarta Shkurta është shtatzënë dhe ditën e sotme disa media online e publikuan madje dhe si lajm ekskluziv.
Por vetë këngëtarja ka reaguar për lajmin duke e mohuar. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Rezarta shkruan:
“Lajm i rremë. Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas që po më urojnë shumë miq, ju them: Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur.”