Përfundon takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiç në Bruksel, Presidenti i Kosovës: Diskursi Serb ishte agresiv dhe arrogant

Ka përfunduar takimi tripalësh midis Hashim Thaçit (President i Kosovës), Frederica Mogherinit (Përfaqësueses e lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri) dhe Aleksandër Vuçiç (President i Serbisë).

Pas këtij takimi i cili u mbajt në Bruksel ka reaguar edhe Thaçi.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, u shpreh Thaçi.

Ai tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti teksa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

“Mbes me shpresë se me një përfaqësim me bazë edhe më të gjerë politike Kosova si edhe më herët do të ja dalë edhe kësaj radhe’, theksoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kërkuar unitet politik sa i përket dialogut me Serbinë.

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Është një sfidë jo e lehtë  me gjithë këtë aparaturë të Serbisë të ballafaqohemi këtu dhe në vendet tjera. Për këtë arsye mendoj se është me interes që e gjithë skena politike kosovare të merr guximin, energjinë, vendosmërinë që të vijnë këtu të ballafaqohemi të gjithë dhe që të shënojmë progres në mënyrë që të jetë një proces i një marrëveshje gjithpërfshirëse, e pranueshme’, tha Thaçi.

‘Është një momentum i ri që duhet me u shfrytëzu’, theksoi ai.

“Kam rezervat e mija në proces. E di që është e vështirë. Është një mundësi e vogël për marrëveshje’, tha ai.

Teksa Vuçiç nuk ka pranuar që të flasë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *