Ngjarjet në Bularat, mes të shoqëruarve ish-zyrtarë dhe disa shqiptarë (EMRAT)

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar në komisariat sot 12 persona, lidhur me ngjarjet e ditës së sotme gjatë dhe pas ceremonisë mortore të 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA.

Burime i thanë “Fax News”, se nga 12 të shoqëruarit 6 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë grekë.

Të njëjtat burime kanë zbuluar edhe emrat e disa prej personave që ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, të cilët janë: Andrea Kurtis, anëtar i Këshillit Bashkiak të Iliupolis, Hristo Duci, ish-kryetar i Komunës Dropull i Sipërm në periudhën 2011-2015, Thoma Stefo, Vangjel Papa, Piro Panajoti dhe Anestis Panajoti, Cerkovica Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *