Lazio fiton dhe siguron kualifikimin në fazën tjetër të Europa Leagues

Lazio ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Europa League.

Vendasit kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 përballë Marseilles, ndërsa në këtë takim 3-shja shqiptare: Durmishi, Berisha e Strakosha luajtën si titullarë.

Golat për Lazion në këtë takim u realizuan nga Marco Parolo (45’) dhe Joaquin Correa (55’).

Ndërsa për miqtë francezë realizoi Florian Thauvin, në minutën e 60’.

Me këtë fitore Lazio grumbullon 9 pikë,  tri më pak se Frankfurt dhe 8 më shumë se Marseille dhe Apollon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *