Kamza shkarkon trajnerin Klodian Duro: Rrugët tona ndahen këtu

Është shkarkuar zyrtarisht trajneri i Kamzës, Klodian Duro. Vetë ekipi i Kamzës e ka dhënë lajmin duke shpërndarë një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale duke dhënë dhe motivin.

Më parë se të vijonte në drejtimin e Kamzës, Duro ka qenë dhe trajneri i Kukësit.

Njoftimi i plotë:

Klubi bene te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu.

Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *