‘Kaçifas ti jeton, Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi’, thirrje ekstremiste në Bularat (VIDEO)

Lot, flamuj grekë, thirrje e parulla e në greqisht…. Këto janë disa nga momentet e ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandonis Kaçifas në Bularat, këtë të enjte.

Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi”, ishin disa nga parullat e thirrura dhe të shkruar në flamuj grekë, e të shpalosura para kamerave Bularat.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje shtetasve grekëve që kanë shkruar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt.

Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *