Ja cila është “Femra e Vitit 2018” sipas Billboard

Billboard ka shpallur femrën e vitit për vitin 2018 dhe nuk është më

Selena Gomez nuk është më femra e vitit. Ky është verdikti i dhënë së fundmi nga Billboard, i cili ka shpallur një tjetër këngëtare si femrën e vitit 2018.

Selena gjatë këtij viti është dashur të përballet me shumë probleme, gjë që ka bërë që të bie nga froni, për t’i lënë vendin Ariana Grandes, e cila kaloi një periudhë shumë të suksesshme në 2018-ën.

Sikurse është bërë e ditur nga organizatorët,  këngëtarja, e cila njihet edhe si tekstshkruese dhe aktore, do të nderohet me çmimin e madh më 6 dhjetor.

Ariana Grande bashkohet me një histori të ikonave që janë nderuar më parë si Selena Gomez, Madonna, Lady Gaga dhe Taylor Swift.

“Ariana Grande është një yll në kushtet e saj. Duke mos u përkulur kurrë në ndonjë trend apo rrugë të veçantë muzikore në industri”, thotë Ross Scarano. “Sigurisht në bindjet e saj, ajo vazhdimisht qëndron për vete dhe vendimet e saj. Në një botë që shpesh nuk është mikpritëse për atë forcë në femrat e reja. Ajo ka guxim, ajo është duke bërë një pjesë të muzikës më të mirë të karrierës së saj. Dhe ajo absolutisht e meriton të jetë Femra Vitit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *