Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Daily Mail”, ku ka folur për arsyet e tij mbi tërheqjen nga Kombëtarja gjermane.
Ashu siç deklaroi edhe në muajin korrik kur vendosi largimin, futbollisti gjerman me prindër turq u shpreh se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga gjermanët.
“Isha gjerman kur fitonim dhe emigrant kur humbisnim, por kam ende miq të cilët më inkurajojnë dhe më mbështesin”, ka thënë Ozil.
Sa i përket Arsenal-it, ai theksoi se çdo gjë po shkon mirë.
“Personalisht mendoj se gjërat po shkojnë mirë, por kjo nuk do të thotë që të largohemi nga puna. Gjëja më e rëndësishme për momentin është se ekipi po ecën mirë. Duhet të shkojmë kudo të uritur për pikë”, shprehet Ozil.