FOTO/ Panik në Spanjë. ‘Ylli’ i Milanit bie pa ndjenja

Për disa minuta është ndërprerë ndeshja ndërmjet Real Betis dhe Milanit.

Musacchio shkaktoi panik pasi u përplas me shokun e skuadrës duke rënë pa ndjenja në fushë.

Për më shumë se 5 minuta është ndërprerë dueli i vlefshëm për Europa League.

Në minutën e 83’ Musacchio u detyrua të largohet nga fusha e blertë ndërsa në vendin e tij u fut Romagnoli.

Për fatin e mirë stafi mjekësor konfirmoi se lojtari është përmendur por është nën kujdesin mjekësor. Pas normalizimit të situatës ndeshja ka rifilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *