Të gjithë e mbani mend Xhenin e Big Brother 9. Lidhja e saj me Benardin ishte ndër historitë më të komentuara të reality showt të vitit të shkuar.
Vetëm pak ditë më parë ajo ka deklaruar, se ka lënë totalisht pas krahëve dashurinë e saj me Benardin.
Pas kësaj deklarate tashmë fansat e pyesin, nëse i intereson reperi i famshëm shqiptar, Noizy.
Së fundmi një fans e ka pyetur “a mdon mu a jo Noizyn”, duke marrë shkas nga kënga e re e reperit me Dafinën dhe Xheni nuk e anashkaloi e iu përgjigj troç: “as ty, as Noizyn”.
Xheni është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet fansave të saj.