Klaudia Pepa ka lindur si talent në Klan e është rritur në këtë televizion dhe sot po korr sukses në profesionin e saj, jashtë Shqipërisë. Një balerinë e konfirmuar në Itali, Klaudia po shijon frutet e punës së palodhur gjatë gjithë karrierës saj.
Klaudia është kthyer në Shqipëri e cila po përgatitet për prezantimin e “Këngës Magjike” bashkë me Arditin. Në një postim në Facebook, Klaudia ka shkruar se ëndërronte gjithnjë që një ditë të prezantonte krah Gjebreas.
“Përshëndetje miq,
Si ju duket lajmi i Festivalit Kënga Magjike?
Kënga Magjike ka qene gjithmonë një pjese e bukur e jetës time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe ëndërroja qe një ditë te isha prezantuese dhe balerine ne te njëjtën kohe dhe ja…
Faleminderit Stafit dhe Ardit Gjebreas
Faleminderit familjes time qe beson gjithmonë tek unë !
E lumtur qe do jem afër jush
Mezi pres,”– shkruan Klaudia.