Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar jo vetëm dy urdhrat e parë të Sandër Lleshit, sapo mori detyrën si zëvendësministër i Brendshëm, por edhe sqarimin që MB kreu pak më parë lidhur me këto dy urdhra.
Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se me këtë ritëm, Lleshi pritet të nxjerrë edhe nesër një urdhër të të radhës për të sqaruar atë të ditës pararendëse.
Statusi i plotë:
Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re…
Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme ;
Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.
Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)
Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.
Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.
Po diten e peste?