Deklarata e fortë e ish-kreut të SHISH: Në Bularat kishte njerëz me armë!

Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në “360 Gradë”, tha se politikanët shqiptarë kanë qenë servilë ndaj Greqisë, duke shtuar se me shtetin grek nuk mund të ketë reciprocitet. Klosi u shpreh se me siguri në Bularat kishte njerëz me armë.

Dialogu

Klosi: Nuk ka reciprocitet me Greqinë.

Zheji: Se jemi të vegjël?

Klosi: Ekzakt. Nuk kanë ardhur grekët për të punuar. Gjithë politika shqiptare, të gjithë të mëdhenjtë e Shqipërisë kanë qenë super-servilë. Edhe për problemet e qeverisë përballë Evropës. Kanë dashur ta mbajnë mirë me grekët edhe për arsye personale, ky është fakt. Një u vra dhe erdhën qindra grekë.Me siguri kishte njerëz me armë.

Zheji: Kanë hyrë me armë në Shqipëri?

Klosi: Sigurisht! Kanë armët në Bularat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *