Trajneri italian, Antonio Conte, ka kërkuar drejtësi për shkarkimin e tij në verë nga ekipi i Chelsea-it, të cilët e hoqën nga puna duke shkelur kontratën që kishin me të.
Sipas “Sky Sport News”, Conte e ka çuar në gjykatë çështjen dhe ka kërkuar 11.3 milion paund nga kontrata e tij plus 8.7 milion për dëmshpërblim, në total një shpërblim që mund të arrijë vlerën e 20 milion paundëve, ose 23 milion euro.
Ish-trajneri i Italisë ka braktisur të gjitha takimet që i kanë kërkuar avokatët e ish-ekipit të tij për të gjetur një zgjidhje më të butë. Dy janë mënyrat: CAS dhe gjyqi i punës.
Mirëpo, Chelsea nuk do që të bëjë kaq shpenzime dhe i ka kujtuar trajnerit telashet e vjetra me Diego Costa-n, mungesat në konferencat për shtyp të organizuara nga sponsorët, vonesat në konferencat për shtyp si dhe parkimin e gabuar në qendrën sportive të Cobham.