Bilanc tragjik/ 12 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në lokalin e natës në SHBA (VIDEO)

Shkon ne 12 numri i viktimave ne lokalin me muzike ne Kaliforni. Nje i ri hapi zjarr brenda lokalit me muzike live, duke lene te pakten 12 te vdekur dhe shume te tjere te plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjate nates ne rrethana qe mbeten ende te pasqaruara nga policia.


Autori qe hapi zjarr, thuhet se me pas qelloi edhe veten. Situata ishte nje panik i vertete, njerez qe dilnin te gjakosur nga lokali dhe te tjere qe vraponin per te shpetuar.

Dëshmitarët që ishin në bar e përshkruajnë si një skenë paniku dhe thonë se njerëzit perdoren karrige për të thyer dritaret për t’u arratisur.

Raportet thonë se i dyshuari, i cili përshkruhet veshur me tesha te erreta, mund të ketë përdorur granata tymi, si dhe një armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *