Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar përmes një statusi në twitter kandidatin zyrtar të PPE për President të Komisionit Europian, Manfred Weber.
“Me Manfred Weber Shqiperia do te kete nje mbeshtetes te forte ne BE!” shkruan Basha në Twitter. “Urime të përzemërta mikut tonë #ManfredWeber kandidati zyrtar i PPE për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane”, thuhet në postimin e kreut të PD.
Urime të përzemërta mikut tonë #ManfredWeber kandidati zyrtar i PPE për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane. Me #ManfredWeber🇦🇱 do ketë një mbështetës të fortë në 🇪🇺.✌️ pic.twitter.com/lnJ26f8Q5H
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 8, 2018
Manfred Weber erdhi në vitin 2014, në krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian. Ai konsiderohet si njeri i kompromisit, që mundohet me zë të ulët ta mbajë të bashkuar grupin e tij.
Spektri i 219 deputetëve në Partinë Popullore Europiane është i madh: nga hungarezët djathtistë e deri te belgët liberalë.