VIDEO/’Ndëshkimi i të fortëve’, policia kap 21-vjeçarin që mbante armë me vete

Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”. Në pranga ka përfunduar Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhë, pasi qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete.

Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *