Prindër këto këshilla janë për ju! Ja sa orë gjumë i duhen bebes tuaj

Të gjithë ata që bëhen prindër për herë të parë, duhet të dinë se rehatia e foshnjës së tyre varet se nga sa orë gjumë ata flejnë.

Ekspertët kanë dhënë disa këshilla për ju se sa orë gjumë i duhen një foshnje të porsalindur deri sa i mbush 2 vjeç.

Sa orë gjumë duhet të ketë një i porsalindur?

Të sapolindurit do të flenë gjatë ditës dhe gjatë natës, gjasat janë që ata të jenë në gjumë më shumë se sa të jenë zgjuar.

Problemi është, nuk ka numër magjik kur bëhet fjalë për sa gjumë duhet të flenë, mund të jetë diku nga tetë deri në 20 orë. Disa mund të flenë gjatë natës që nga tetë javë, por nëse jeni duke ushqyer me gji atëherë ka më shumë gjasa që ata të zgjohen për të marrë ushqimin që ju nevojitet.

Gjithashtu është e rëndësishme që të kujtojmë se çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që mos e krahasoni gjumin e tyre me të tjerët. Nëse fëmija juaj nuk mund të bëjë gjumin e natës, mos u mërzisni sepse vetëm pak fëmijë flenë gjatë natës pa bërë ende 12 muaj.

Sa gjumë ju nevojitet fëmijëve një vjeçar?

Pasi fëmija juaj mbush 12 muaj, rekomandohet nga NHS që të flenë rreth dy orë e 30 minuta në ditë dhe 11 orë gjatë natës.

Pakoni sasinë e gjumit të ditës në dy herë derisa ju e ndjeni të nevojshme që janë gati të flenë vetëm një herë në ditë për një kohë të shkurt. Kjo ndodh zakonisht derisa bëjnëë 18 muaj.

Sa gjumë ju nevojitet fëmijëve dy vjeçar?

Pasi i vogli juaj të arrijë moshën dy vjeçare, gjumi i tyre në total duhet të pakësohet. Është e rekomandueshme që të marrin një orë ose 30 minuta gjumë të nevojshëm gjatë ditës dhe 11 orë e 30 minuta gjatë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *