Një burrë u habit pasi pa diçka të çuditshme në kamerën e tij të sigurisë, të cilën e vendoi pas lehjeve misterioze të qenit të tij.
Pamjet e kapura në Nju Jork, SHBA, tregojnë një njeri duke ecur dhe disa sekonda më pas, zhduket në mënyrë misterioze.
Ujhood, përdoruesi i rrjetit social Reddit, shpjegoi se, shoku i tij kishte instaluar një kamera sigurie pasi qeni i tij ishte frikësuar pa ndonjë arsye.
Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë ka ngjallur një debat të ashpër nëse ajo që shihet është thjesht rezultat i një iluzioni të kameras, apo nëse janë forca të errëta.