Katastrofë mjedisore në Fushë Krujë

Këto pamje tregojnë katastrofën mjedisore në Fushë Krujë.

Jemi në fshatin Halil, ku ndodhet venddepozitimi i mbetjeve urbane të zonës, ku tymi dhe bloza e shkaktuar nga djegia ka mbuluar zonën.

Banorët thotë se në shtëpinë e tyre nuk mund të hapin as dritaren.

Banor: “Këtu në mëngjes dhe në darkë nuk mund të hapet as dritarja për shkak të tymit.”

Venddepozitimi është i fshehur pas një kodrine, por katastrofa që ka prodhuar zbulohet nga shtëllungat e tymit që dalin prej aty.

Këtu grumbullohen mbetjet e Fushë Krujës, por banorët thonë se shkojnë edhe nga Tirana.

Banor: “Vijnë nga Fushë Kruja, Kruja dhe Kamza.”

Kryesisht depozitohen natën, kohë kur edhe u vihet flaka.

Dëshmitarë janë ata që mbledhin materiale të riciklueshme.

Problematika është e vjetër, ndërsa zgjidhja nuk dihet kur do të vijë.

Ndaj mijëra banorë të Fushë Krujës duket se janë të detyruar të jetojnë në këtë situatë dhe pasojat e saj në shendet.

Më parë në këtë zonë ndotja shkaktohej nga aktiviteti i furrave të gëlqeres ndërsa edhe pas mbylljes së tyre ndotja e ajrit dhe e tokës vijon të jetë në nivel të lartë. /Ora enws/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *