Del VIDEO/ Si u ekzekutua në 5 sekonda gangsteri në Greqi, autori u dyshua një shqiptar

Del video nga ekzekutimi i biznesmenit 46-vjeçar Yannis Makris në Voula, qe njohej edhe si gangster, per eleminimin e te cilit, mediat e huaja dje folen se ishte pajtuar nje shqiptar me pagese.

Materiali vizual sipas Kathimeri, jane regjistruar një aparat me rezolucion te larte.

Siç tregon video, sulmi i armatosur ndodhi të mërkurën e kaluar ne momentin kur 46-vjeçari doli nga shtëpia dhe hipi në makinen e zeze qe ishte parkuar jashtë.

Ai sapo ishte ulur në vendin e shoferit kur vrasësi iu afrua dritares së pasagjerit dhe filloi te shtenat.

Vrasësit nuk i duket fytyra, nderkohe qe ka ne koke nje kapelë të zezë dhe veshur me një xhaketë sportive me dy ngjyra, si dhe pantallona dhe këpucë të zeza.

Skena e vrasjes zgjati vetëm 5 sekonda. Makris menjëherë pas te shtenave u perpoq te dilte nga makina, por nuk ia del dot te shpetoje.

Vrasesi e ndoqi dhe e qelloi nga nje distance e afert, as gjysme meter. Makris nuk mundi te bente më shumë se 3-4 hapa përpara se të binte në trotuar, i vdekur.

Nje dite me pare, ‘The Sydney Morning Herald’ raportonte se vrasja e John Macris mund të ketë ardhur pas një përplasje të përgjakshme mes bandave që ka sjellë edhe gjashtë vrasje të tjera në Athinë nga fillimi i këtij viti. Nderkohe qe si autor shkruante se ishte nje shqiptar, si vrases me pagese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *