Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok të ndodhur më 4 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.
Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whats app dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj. Gazetarja Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se Martinaj kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.
Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.
Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo.