Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku disa banorë në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë denoncojnë se iu është zënë rruga nga ana e deputetit Sadri Abazi.
Ky i fundit ka në pronësi dia lokale në një bllok pallatesh, dhe duket se duke zgjeruar bizneset e tij është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët. Qytetarët shprehen në denoncimin e tyre se nuk kanë më besim te policia dhe shteti.
Reagimi i plotë:
Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!
Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat.Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote. Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret.
Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit. Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert.