Arrestohet ne Tirane nje shtetas italian, qe kerkohet nga drejtesia pasi Gjykata Italiane e kishte dënuar me 11 vite e 6 muaj burg. Ne pranga eshte vene Pasquale Scalise, 47 vjeç, nderkohe qe kishte ndrshuar edhe emrin nga Pasquale ne Andrea. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Njoftimi i policise
Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.
Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:
– Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.