Gjeti mënyrën e gabuar për t’i shpëtuar ushtrisë, lojtari korean përjashtohet përjetësisht nga kombëtarja

Jang Hjun-So duket se gjeti mënyrën e gabuar për t’i shpëtuar ushtrisë si dënim për paraqitjet e dobëta në kampionatin botëror të zhvilluar në Rusi. Lojtari kishte fituar mundësinë e uljes së detyrimit ushtarak në 60 ditë e 544 orë në shërbim të komunitetit me aktivitete sportive.

Lojtari fitoi Lojërat Aziatike në vitin 2014, por pas një shqyrtimi të dokumenteve të tij për gati 200 orë punë, është vënë re se në ditët kur ai ka pasur aktivitetet sportive, ka pasur shumë borë.

Që do të thotë se është e pamundur që të kryesh ato aktivitet sportive në ato ditë dhe ai ka kryer një falsifikim të dokumenteve. Kështu ai është dënuar përjetësisht nga Kombëtarja Koreane, dhe ky vendim është i pakthyeshëm nga Federata Korean e Futbollit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here