Një histori vërtet frymëzuese vjen nga Padova e Italisë fqinje. Një person humb djalin në një aksident ndodhur së fundmi. I biri 8-vjeçar i Denis Fior, banor i Padovës, humb jetën pasi u përplas nga një autobus teksa kthehej në shtëpi me biçikletë.
Për t’iu zbutur dhimbjen disi, kolegët e punës bënë një gjest vërtet human. Ata mblodhën 2.5000 euro, të cilat iu dhanë familjes së prekur nga fatkeqësia. Por jo vetëm kaq. Rreth 800 punonjës vendosën që të zëvendësonin orët e Denis në ndërmarrje, në mënyrë që ky i fundit të marrë 4 muaj pushime, kohë që do ta lejojë ta kalojë me bashkëshorten dhe fëmijën tjetër, për të përballuar këto momentet të këqija.