Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar.
Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, mazhoranca votoi kthimin e ligjit sërish në Kuvend, dhe pritet të votohet sërish sot në seancën plenare.
“Bëmë gjykimin dhe ndryshimet që i vlerësuam të nevojshme. Jemi pro ndërtimit të një teatri të ri”, u shpreh Eduart Shalsi, kreu i këtij komisioni.
Në 11 tetor, presidenti Ilir Meta ktheu për herë të dytë, për rishqyrtim në Kuvend ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në dekretin e publikuar , Meta sqaronte se ky ligj binte ndesh me parimet e Konventës Europiane dhe nuk kishte arritur të zgjidhë në thelb asnjë prej 9 çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara në dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.
Kujtojmë se ligji për Teatrin Kombëtar u ndryshuar në seancën parlamentare të 20 shtatorit përmes amendamenteve të bëra nga komisioni i veprimtarive prodhuese.