‘Pjesën e Ronës, kape krejt q** motrën’, përgjimet e vëllait të Arben Ndokës: Na duhet një k** për këtë punë

Prokuroria ka arritur ta zbulojë abuzimin me pronat ne Lezhe, falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën. Nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone. “Shqiptarja.com” ka zbardhur pergjimet, mes te cilave spikat ai  i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipptekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”.

DYSHIMET E PARA TE PROKURORISE
Ndoka etj., ku dyshimet kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj.

BISEDAT E GJEVI NDOKES
Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit …760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:
Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën…118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber… Ban një filmim.
Gjevi Ndoka: …Rri, se e di ku e ka interesin ai…! E dyta, …jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash… atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”…! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”…!
+777: ...Po takohena mbrapa e flasim…
Gjevi Ndoka: …E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, …e di unë të sigurt se prej kujt…!
+777: ...Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!
Gjevi Ndoka: … edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”…!
+777: ... Po mirë, s’ka rëndësi…zgjidhe ti…!
Gjevi Ndoka: ... Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot… – se ky nuk flet për këtë rast. … Se ne na duhet nji që të mos
foli…!
+777: …Cili…, kyyyy…., ky kushërini jot…???
Gjevi Ndoka: … Jo ky “tjetri”, … Armando!
+777: … Armando, … ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k… boll…”!
Gjevi Ndoka: ... Na duhet “një k…” për kët punë…

Nga transkriptimi i përgjimit ndërmjet numrit në posedim të Gjevi Ndokës dhe personave të tjerë, si përfitues i një sipërfaqe toke, note, topograf etj., rezulton:

SHTETESIMI NGA ZBULIMI i ABUZIMEVE
Nga transkriptimi i përgjimeve (si më poshtë) rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë ardhur në dijeni të një rasti tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:
Gjevi Ndoka: …Ku je, …a je me njerëz a vetëm?
068…070: …Fol…? Është me këtë “Drejtorin”…!!!…
Gjevi Ndoka: … Ça problemi vëlla…!
+070: …S’di pra gja, …kush i ka pru letrat…!
Gjevi Ndoka: ...Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku…!…
+070: …S’e di jo, s’e kuptoj…!
Gjevi Ndoka: …Na doli lojë me ta, or burrë, …a e di si asht ajo kontrata atëhere…!!! Si do bajm…?! Na dol lojë kjo punë, … si do manovrojmë…?!
+070: ...Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!
Gjevi Ndoka: …Po jooo, … mos i thuj asnji punë, …mos i thuj gjë për të!
+070: ...Po i them… kanë ken në emër të atij mor, …Zefit !!??
Gjevi Ndoka: ...Jo, jo fare, se na qet lojë!
+070: …Po s’ke ça, …s’ke ça… se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë
Gjevi Ndoka: …Si i ka kopjet…?!
+070: ...Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, …ky Drejtori!
Gjevi Ndoka: …Ça kopjesh ka?!
+070: ...Krejt mor, …ça kanë ashtuuu…!

Gjevi Ndoka: …He ç’na qiti punë…, me të ik truni!
+070: ... Edhe 800 m2, … atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala…! Po i them… – s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!
Gjevi Ndoka: …Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”…!
+070: … Mirë, po i them pra, …se ashtuuuu…Zefi!
Gjevi Ndoka: …Mos i thuj që folëm bashkë?!
+070: …Jo, “s’ka lidhje me ty”…!
Gjevi Ndoka: ... Ma jep pak atë…që je me të…? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

“Pjesën e Ronës, kape krejt”
Qëllimi i kreut të këtij grupi kriminal subjektit Gjevi Ndoka, pasqyrohet qartë në dy transkriptet me nr. 15622 dhe nr. 15625, të datës 30.03.2017, ku subjekti Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet: “…Bled, a po m’i nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë…?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton: “…Shihe ranën nji aty … Ça të jenë … këtë e din vetë ti, … pjesën e Ronës, kape krejt q…motrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *