Paralajmërimi i Xhafës: Shumë shpejt prezantojmë paketën …

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me anë të një statusi në Tëitter ka paralajmëruar se shumë shpejt do të prezantojë paketën antikrim, e cila do të jetë me masa më të ashpra.

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve! Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën! “Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *