Mohon rritjen e çmimit të ujit, Veliaj aktron para gjykatës: Jam i turbulluar shpirtërisht!

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i paditur nga këshilltarët demokratë të Tiranës për rritjen abuzive të çmimit të ujit ka interpretuar rolin e njeriut të “të turbulluar shpirtërisht” nga akuzat “e padrejta” q ëi janë mveshur atij.

Këshilltari demokrat Akil Kraja ka dalë nga Gjykata e Tiranës me bindjen se vendimi i dhënë nga Gjykata se akuzat ndaj Veliajt janë shpifje, është i nxitur nga presioni politik, nga ndëshkimi prej Vetingut.

Kraja tha: “Erion Veliaj arriti me debatin e shpifjes, me Rilindjen e drejtësië, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, që sot të kërkosh demokraci, një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.

Është një vendim fatkeq që mbron një kryebashkiak gënjeshtar. Ai premtoi publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritet, se çmimi i transportit publik nuk do të rritet, ai premtoi moratorium për ndërtimet, por ka ndodhur e kundërta. Ai premtoi se edhe sikur një pemë do të pritej , ai do të jepte dorëheqjen.

Ai është një kryebashkiak gënjeshtar që u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit Tiranë si një viktimë “e turbulluar shpirtërisht”. Cinizmi nuk ka fund! Ai e akuzon demokracinë, kërkon ta dënojë, të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien në bazë që na mban të bashkuar se po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur, kthehet në diktator, drejtësia kthehet në pushtim.

Mendojeni edhe njëherë: Erion Veliaj ndjehet i turbulluar shpiërtërisht se ne e akuzojmë për një aferë për rritjen jotransparente të çmimit të ujit për banorët e Tiranës, po kështu për taksat, po kështu për moratoriumin e ndërtimeve!

Janë me dhjetra raporte ndërkombëtare që e konsiderojnë bumin e ndërtimeve në Tiranë si një lavatriçe për paratë e drogës.

Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm, kam kurajon qytetare që ta them se mbase po, mund të ketë pasur edhe presione në këtë gjykim, gjyqtarët janë të shqetësuar, sepse një Veting po kalon nëpër këmbë dhe jam kurioz se çfarë do të thojë “i turbulluari shpirtërisht”.

Me këtë dua ta mbyll: sa cinik është Erion Veliaj që ne i kemi krijuar një trubullim të gjendjes shpirtërore. Po shqiptarët që po largohen, po ky vend që po braktiset, çfarë do të thojë?! Ky është cinizmi. Pushtetari që po e largon, po e masakron, rrëmben këtë vend thotë “unë jam viktimë”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *