Doli në përgjime, avokati i Lul Berishës: S’ka njohje me grupin ‘Avdylaj’

Pjesë e përgjimeve të prokurorisë lidhur me operacionin “VOL-VO 4”, ishte dhe ish-kreu i Bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Po për çfarë përflitet Lul Berisha në dosjen në fjalë? Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në “News24” u tha se Berisha thjesht rezultonte se kishte komunikuar me Jasim Kalën, duke i dhënë një numër telefoni.

“Lulzim Berisha ka dalë në përgjime, s’ka bërë veprime të tjera. Ka komunikuar me Jasin Kalën, duke dhënë një numër telefoni dhe kaq”, tha Rudina Xhunga.

Ndërkohë, avokati i Berishës i ka shkruajtur një mesazh Xhungës, ku i sqaronte live se klienti i tij nuk kishte njohje me grupin e’Avdylaj’.

“Pershendetje. Urime për emisionin dhe per audiencen qe keni. E ndiej si detyrim profesional te ju informoj si avokat i shtetasit Lulzim Berisha, se ky shtetas nuk ka as njofje as lidhje me kete grup te arrestuar, eshtë nje qytatar i lirë, ku zbaton me perpikmeri nje vendim gjykate te dhene nga Gj e rrethit Durres, ku ka detyrim te mbaje kontakte me sherbimin e proves ne Durres. Me respekt avokat Detar Hysi”, thuhet ne mesazhin e avokatit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *