Arma me laser që verbon e çorienton përkohësisht turma

Marina amerikane po punon me krijimin e një sistemi që godet me rreze laser e që montohet përmbi makinat ushtarake.

Aftësia e kësaj pajisjeje do të jetë të mbajë turma agresorësht nën kontroll duke i çorientuar, duke i verbuar momentalisht e madje edhe duke i djegur, por pa u lënë pasoja vdekjeprurëse. Megjithatë, në varësi të përdorimit, mund të shkaktojë dëme në lëkurë.

Po ashtu ka dhe një përbërës zanor që mund të shkaktojë zhurmë të ngjashme me makinat e Formula 1 kur të kalojnë përpara me gazin në maksimum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *